Bill of Quantities

Albanian translation: Parallogaria e zërave/Preventiv

GLOSSARY ENTRY (DERIVED FROM QUESTION BELOW)
English term or phrase:Bill of Quantities
Albanian translation:Parallogaria e zërave/Preventiv
Entered by: Gentiana Kasemi

13:28 Mar 9, 2008
English to Albanian translations [PRO]
Bus/Financial - Energy / Power Generation
English term or phrase: Bill of Quantities
E ekziston termi përkatës në shqip për "Bill of Quantities"?
Në dokumentin që kam për përkthim është titull i një tabele.

Në internet e gjeta si: Çertifikata "Bill of Quantities", zgjidhje për mua e papërshtatshme.


Përkufizim:
"Bills of Quantities comprise a list of items of work which are briefly described. The Bills also provide a measure of the extent of work and this allows the work to be priced. The work included in the item is defined in detail by the rules in the Method of Measurement. The item descriptions are therefore a shorthand to allow the relevant rules of the Method to be identified. The measure may be a single item or number, dimension (linear metre, square metre, cubic metre), time (hrs, weeks) or weight" (http://www.atkinson-law.com/cases/CasesArticles/Articles/Bil...

Tjetër:
http://en.wikipedia.org/wiki/Bill_of_quantities
Gentiana Kasemi
France
Local time: 15:29
paramasa, parallogaria
Explanation:
ne kosove keshtu perdoret. tregon preventivin, sasine e sendeve qe duhen per nji za buxheti te caktuem. per shqipni nuk e di, mund te jete buxhet, preventiv, po s'jam i sigurte

--------------------------------------------------
Note added at 21 mins (2008-03-09 13:49:42 GMT)
--------------------------------------------------

nji shembull prej (http://www.mfe-ks.org/mefwww/orpp/files/docstandarde/doppksh...

"...Kontrata do tė bėhet pėr tė gjitha punėt, sic ėshtė pėrshkruar nė nėn-
klauzolen 1.2, bazuar nė cmimin e sasisė sė punėve (paramasa) ose..."
Selected response from:

Blendi Kraja
Local time: 15:29
Grading comment
Do të kisha zgjedhur me kënaqësi të treja përgjigjet (duken si pjesë përbërëse të një mozaiku të vetëm), por në kontekstin në fjalë, "preventiv" dukej pak i përgjithshëm si term: pas tabelës së quajtur "Bill of Quantities" vinte një tjetër e quajtur "Përmbledhje e kostos".
Duke u bazuar në këshillat tuaja, në internet, e në fjalorë të ndryshëm (veçanërisht ai i Kacelit (2002)), zgjodha "Parallogaria e sasive" pa e përjashtuar absolutisht sinonimin "preventiv". Ajo që, për mendimin tim, do të ishte më mirë të zgjidhej në të ardhmen nga kolegët tanë, varet nga kon(teksti) :)
Falemnderit shumë!

4 KudoZ points were awarded for this answer



Summary of answers provided
5 +6Preventivat
Fabiana Papastefani-Pezzoni
4paramasa, parallogaria
Blendi Kraja
2listë e punëve
Sherefedin MUSTAFA


  

Answers


17 mins   confidence: Answerer confidence 4/5Answerer confidence 4/5
bill of quantities
paramasa, parallogaria


Explanation:
ne kosove keshtu perdoret. tregon preventivin, sasine e sendeve qe duhen per nji za buxheti te caktuem. per shqipni nuk e di, mund te jete buxhet, preventiv, po s'jam i sigurte

--------------------------------------------------
Note added at 21 mins (2008-03-09 13:49:42 GMT)
--------------------------------------------------

nji shembull prej (http://www.mfe-ks.org/mefwww/orpp/files/docstandarde/doppksh...

"...Kontrata do tė bėhet pėr tė gjitha punėt, sic ėshtė pėrshkruar nė nėn-
klauzolen 1.2, bazuar nė cmimin e sasisė sė punėve (paramasa) ose..."

Blendi Kraja
Local time: 15:29
Specializes in field
Native speaker of: Albanian
PRO pts in category: 4
Grading comment
Do të kisha zgjedhur me kënaqësi të treja përgjigjet (duken si pjesë përbërëse të një mozaiku të vetëm), por në kontekstin në fjalë, "preventiv" dukej pak i përgjithshëm si term: pas tabelës së quajtur "Bill of Quantities" vinte një tjetër e quajtur "Përmbledhje e kostos".
Duke u bazuar në këshillat tuaja, në internet, e në fjalorë të ndryshëm (veçanërisht ai i Kacelit (2002)), zgjodha "Parallogaria e sasive" pa e përjashtuar absolutisht sinonimin "preventiv". Ajo që, për mendimin tim, do të ishte më mirë të zgjidhej në të ardhmen nga kolegët tanë, varet nga kon(teksti) :)
Falemnderit shumë!

Peer comments on this answer (and responses from the answerer)
neutral  Eva T: ??? Më vjen keq, por kjo nuk përdoret në fushën financiare në Shqipëri... Preventivi - po, përdoret
2 days 7 hrs

agree  Wise (X)
2 days 19 hrs

disagree  Translation Link: preventivë përdoret në fushën e inxhinierisë - as ne Kosovë nuk përdoret ashtu (paramasa), kushedi kush e ka përkthyer /shkruar atë dokumentin e lidhjes së mësipërme.
21 days
Login to enter a peer comment (or grade)

31 mins   confidence: Answerer confidence 5/5 peer agreement (net): +6
bill of quantities
Preventivat


Explanation:
Genta, unë kam punuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Rrugëve në Tiranë për 3 vjet dhe me Bankën Botërore për projektet e infrastrukturës 5 vjet. Dua ta shpjegoj pakëz pse Preventiva dhe jo listë punimesh. Projektet e puimeve civile ndonjëherë përfshijnë zëra pune por jo gjithmonë çmime për këto zëra. Preventivat (Bill of Quantities) janë ato që përfshijnë zërat dhe çmimet e tyre. Është dokumenti që i bashkëngjitet Projektit, të cilit i përmbahet ndërtuesit dhe kontrollorët e punimeve. Çertifikatat janë ato që quhet në anglisht "Monthly/Interim Certificates" dhe që janë faturat që paraqesin ndërtuesit tek kontrollori, i cili vetëm pasi vërtetën sasitë & çmimet (sipas Preventivave) dhe cilësinë sipas Specifikimeve Teknike, miraton pagesën e këtyre faturave. Im shoq bën pikërisht këtë profesion prej 15 vjetësh dhe unë kam punuar me të nëpër shumë projekte civile dhe rrugësh, po deshe dhe nëse ke nevojë mund të të shpjegoj më në detaje.

Kalofshi një të dielë të mirë,

Fabiana

--------------------------------------------------
Note added at 1 hr (2008-03-09 15:02:10 GMT)
--------------------------------------------------

Genta, bëra një kërkim nëpër kolegë të fushës së mekanikës, që punojnë tek infrastruktura e KESH-it në Shqipëri dhe pash se edhe ata e përdorin njëlloj: Preventiva; pikërisht për të njëjtin fakt dhe proces si edhe tek punimet e infrastrukturës civile.

Kalofshi një të pasdite të djele të mirë,

Fabiana

Fabiana Papastefani-Pezzoni
Albania
Local time: 15:29
Specializes in field
Native speaker of: Native in AlbanianAlbanian, Native in ItalianItalian
PRO pts in category: 11

Peer comments on this answer (and responses from the answerer)
agree  Translation Link: po preventivë përdoret që do të thotë pak a shumë "job estimate" në anglisht. Preventues është titulli i punës së 'estimator' apo 'job estimator'.
3 hrs
  -> Falemnderit Keti :)

agree  vetime
6 hrs
  -> Falemnderit, Vetime :)

agree  pakoment
17 hrs
  -> Falemnderit, Pakoment....(më fal se nuk jua di emrin)

agree  Eva T: This is the correct and the used one!
2 days 7 hrs
  -> Felemnderit Eva, në fakt në gjitë Loan Agreements të firmosura midis donatëroëve dhe qeverisë Shqiptare, termi është vetëm Preventivë/a.

agree  Wise (X)
2 days 19 hrs
  -> Falemnderit Wise

agree  Edlira BABAMUSTA (MCIL): Ke shumë të drejtë, edhe unë këtë term kam hasur me disa inxhinierë që kam biseduar
13 days
  -> Po Edlira, dhe falemnderit shume :)
Login to enter a peer comment (or grade)

10 mins   confidence: Answerer confidence 2/5Answerer confidence 2/5
bill of quantities
listë e punëve


Explanation:
ose, ndoshta, specifikim i punëve.
Këtu, p.sh. e kanë përkthyer me "dokument i sasive"...


--------------------------------------------------
Note added at 2 hrs (2008-03-09 15:30:22 GMT)
--------------------------------------------------

Italisht: computo metrico (estimativo)
http://it.answers.yahoo.com/question/index?qid=2007091910580...


    Reference: http://www.kosovo-eicc.org/tenders/TenderDetails.php?tender_...
Sherefedin MUSTAFA
Netherlands
Local time: 15:29
Works in field
Native speaker of: Native in AlbanianAlbanian, Native in MacedonianMacedonian
PRO pts in category: 4
Login to enter a peer comment (or grade)



Login or register (free and only takes a few minutes) to participate in this question.

You will also have access to many other tools and opportunities designed for those who have language-related jobs (or are passionate about them). Participation is free and the site has a strict confidentiality policy.

KudoZ™ translation help

The KudoZ network provides a framework for translators and others to assist each other with translations or explanations of terms and short phrases.


See also:
Term search
  • All of ProZ.com
  • Term search
  • Jobs
  • Forums
  • Multiple search