This question was closed without grading. Reason: Other
Oct 21, 2011 07:47
12 yrs ago
English term

Singing Talent Search

English to Albanian Other Advertising / Public Relations
This is the name of an event instructed to be translated as 'Kërkimi i talenteve të këndimit'
My question is mainly about how the name of the event is spelled in Albanian, when it is used in a sentence (and not as a title). Should 'talenteve' & këndimit' be capitalized as in English?

Discussion

Ledja Oct 24, 2011:
Fjalori elektronik i shqipes - FESH Iliona, besoj se përmbajtja e programit korrigjues bazohet në fjalorin elektronik të shqipes FESH, i përpiluar nga origjinali i vitit 1980. Edhe atëherë, sikurse sot, ka patur variacione shqiptimi të disa fjalëve. Unë nuk kam dijeni konkrete nëse këto variacione janë përfshirë zyrtarisht në fjalorë të risuar të shqipes. Unë vetë i përmbahem ende atij fjalori përgjithësisht.

Ps. ekran - screen ... desktop? Kjo është temë më vete :)
Iliana2010 (asker) Oct 24, 2011:
Ervis, Klemi dhe Ledja, ju falënderoj shumë të treve për sugjerimet tuaja që më ndihmuan shumë.


Iliana2010 (asker) Oct 24, 2011:
Ledja, unë e kam përdorur fjalorthin dhe programin korrigjues që ti përmend, mirëpo jam pak skeptike përsa i përket disa disa termave të shqipëruar. Përfitoj nga rasti të marr si shembull termin 'licence'. Në programin korrigjues sugjerohet 'licencë' teksa gjithandej përdoret si 'licensë' ose 'liçensë'. Me gjithandej nënkuptoj gjithë ministritë apo institucionet përgjegjëse për licensim në fusha të ndryshme.
Një shembull tjetër është përkthimi i termit 'desktop' i sugjeruar si 'tryezë'...ndërkohë që njihet dhe përdoret më shumë si 'ekran'.
Pra me pak fjalë, për mendimin tim mund të përdoren si referenca por me kujdes kur bëhet fjalë për terma që në shqip njihen ndryshe...
Referenca më të besueshme do të ishin fjalorët e botuar nga Akademia e Shkencave apo pedagogëve të ndryshëm të fakulteteve, mgjs nuk janë ende të disponueshme falas në internet.
Sidoqoftë, të falënderoj prë sugjerimet dhe për sqarimet e detajuara :).
Ledja Oct 22, 2011:
Ja fjalorthi Iliona, unë nuk dua të tregohem kurrsesi e patakt me çështjen e dialekteve dhe e çmoj kujdesin tënd. Kolegët tanë pjesëmarrës këtu në Proz të të gjitha trevave shqiptare mund ta vlerësojnë vetë fjalorthin http://img225.imageshack.us/img225/3681/glossalbavon.jpg, dhe gabimet të cilat përmenda.

Renditja e fjalëve si "Avon kënga", "Avon filantropia", "online votimi" etj. janë qartësisht influenca të anglishtes dhe jo dialekteve të shqipes.

Poashtu, nënshtrimi i tekstit ndaj një programi korrigjues shqip (http://www.gjuhashqipe.com/softuere/softuere.aspx?ida=26) do të kishte nxjerrë në pah lehtësisht plot gabime drejshkrimi, shtypi e transliterime të panevojshme. Me këtë të fundit marr shkas dhe nga fjalë të tjera që kam hasur në përkthimet e këtij projekti si: "participues", "ofiçale", "gjenerale" etj.

Të uroj përzemërsisht punë të mbarë dhe mirudëgjofshim në forumin e faqes tjetër ;)
Iliana2010 (asker) Oct 21, 2011:
Faleminderit te gjitheve per sugjerimet te cilat ishin me shume vlere.
Iliana2010 (asker) Oct 21, 2011:
Ledja, fatkeqësisht nuk kam lexuar kurrë forumet që përmend ti dhe faleminderit që më vure ne dijeni. Dhe unë që në projektin e parë kontaktova agjensinë duke i thënë se përkthimi i termave është i papranueshëm, por më kot. Uroj me shpirt që gabimet që ti i quan trashanike (e që janë të tilla) të jenë thjesht gabime...kam përshtzpjen se jane dialekt..nuk dua të hyj ne shumë detaje për këtë temë pasi nuk dua të ofendoj askënd.
Faleminderit edhe për sugjerimin.
Ledja Oct 21, 2011:
Për sa i përket të drejtës së klientit Iliona, unë e di fare mirë për ç'konkurs bëhet fjalë këtu dhe jam gjithashtu në dijeni për burimin e fjalorit të përpiluar para se të fillonte projekti i përkthimeve. S'e di a ke lexuar forumet e faqes së agjencisë që ka marrë përsipër këtë projekt, po më lër të theksoj se përkthyes të shumë gjuhëve janë ankuar vazhdimisht për cilësinë e dobët të fjalorëve të paraqitur (shqipja në krye - më lër t'i shtoj "regjionet" keqtingëllimeve që ke renditur). Ankesat rezultuan në faktin që klienti NUK vijoi të bashkëngjiste fjalorthin fillestar në kërkesat e mëvonshme të projektit. Përveç gabimeve (të më falni) trashanike në drejtshkrimin e fjalëve më të thjeshta dhe sintaksës së përmbysur të disa togfjalëshave, fjalorthi përmbante një mospërputhje me kërkesat e klientit, të cilën përkthyesi/përkthyesja kishte vendosur ta ndryshonte vetë. Edhe kjo fjalë u hoq nga kërkesat më vonë. Çfarë dua të nxjerr është se klienti ka hapur sytë dhe ka ndërruar mendje në këtë rast, prandaj të këshilloj të përdorësh njohuritë e tua për të paraqitur përkthim e drejtshkrim të saktë të fjalëve, termave e shprehjeve. Meqë s'kam më hapësirë karakteresh këtu, po e vazhdoj pjesën tjetër në kuadratin e referencës.
Klementina Shahini Oct 21, 2011:
Klienti ka të drejtë Parimi, "Klienti ka të drejtë", duhet të respektohet pa dyshim dhe mendoj se nuk ka më vend për të diskutuar për sugjerime apo cila fjalë është më e saktë.
Për sa i përket rregullit, do të thoja se ështê i njejti rregull që është përmendur nga ana juaj, sepse nuk ka rregull tjetër.
Iliana2010 (asker) Oct 21, 2011:
Flm për sugjerimet. Pa dashur të vë në dyshim saktësinë e tyre, dua të pyes se cili rregull zbatohet për drejtshkrimin e aktiviteteve kulturore? Në fjalorin drejtshkrimor të vitit 1974 ekziston një kategori që sqaron përdorimin e shkronjave të mëdha për rrugët, shkollat, klubet sportive, operat, baletet, romanet etj., mirëpo nuk jam e sigurt nëse ky rregull vlen edhe për termin në fjalë.

Klemi jam shumë dakort me ty përsa i përket përkthimit si 'kërkimi i talenteve të këngës', por fatkeqësisht klienti ka dërguar një fjalor të tijin me terma të caktuar dhe përkthimin përkatës të tyre. Ndër ta është edhe ky term i cili realisht është sugjeruar të përdoret si 'Kërkimi i talentëve të këndimit'. Por personalisht nuk jam dakort kurrësesi me 'talentëve' & 'këndimit'....për të mos përmendur 'kompanija' për 'foundation' (fondacion) apo 'lundro në internet' për 'surf the web'. Nuk më tingëllojnë aspak mirë. Në fund të fundit, 'klienti ka gjithmonë të drejtë'....dhe për rastin konkret është shumë vonë për sugjerime :)

Proposed translations

59 mins

"Kërkimi i Talenteve të Këndimit"

I think you can write it capitalized and within quotation marks.
Something went wrong...
1 hr

"Kërkimi i talenteve të këngës"

Kur shprehja është e përdorur në fillim, mes, apo fund të fjalisë shkruhet me shkronjë të madhe vetëm fjala e parë e shprehjes e cila është e futur komplet në thonjëza. Shkruhen me shkronjë të madhe të gjitha fjalët e rëndësishme të saj vetëm kur shprehja është e përdorur si titull. Gjithashtu do të sugjeroja fjalën e "këngës" në vend të fjalës "këndimit" dhe fjalën "zbulimi" për "kërkimi". Kjo patjetër do të jetë preferenca juaj.

Përkthim të mbarë.
Something went wrong...

Reference comments

6 hrs
Reference:

Me shkronjë të madhe...

Një përmbledhje e rregullave të përdorimit të shkronjave të mëdha gjendet në këtë faqe: http://fjalor.albaniada.org/wiki/Përdorimi_i_shkronjave_të_m...

Nuk ka një rregull konkret mbi emërtimin e evenimenteve, por besoj se ky rast i shkon afër:
"Emërtimet zyrtare (të sotme ose historike) të institucioneve të shtetit, si edhe emërtimet e organizatave shoqërore e të njësive ushtarake kryesore shkruhen me shkronjë të madhe (me përjashtim të nyjave dhe të fjalëve shërbyese); po kështu veprohet edhe në rastet e ngjashme në kumtimet e në dokumentet zyrtare:


Kuvendi Popullor, Presidiumi i Kuvendit Popullor,

Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë,

Ministria e Arsimit dhe e Kulturës, Ministria e Punëve të Jashtme,

Ministria e Tregtisë, Akademia e Shkencave e Republikës së Shqipërisë,

Universiteti i Tiranës, Biblioteka Kombëtare,

Banka e Shqipërisë, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë,

Instituti i Monumenteve të Kulturës, Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë,

Fakulteti Ekonomik, Teatri Kombëtar, Teatri i Operës dhe i Baletit,

Shtëpia Botuese e Librit Shkollor etj."


Unë gjithmonë kam marrë si shembull raste të tilla si "Festivali i Këngës", "Këngët e Pranverës" etc, qe janë paraqitur gjithnjë me shkronjë të madhe (për të dyja fjalët).

E njëjta gjë vlen edhe për emrat e organizatave e fondacioneve. Me një fjalë, i tërë emërtimi është pjesë e emrit dhe shkruhet me të madhe.

Nuk po marr pjesë në përgjigje, pasi përgjigjen e kam dhënë tahsmë tjetërkund dhe asaj do t'i rri, por një version tjetër përkthimi do të qe "Kërkimi për Zëra të Talentuar". Bie dakord me kolegët që titulli i evenimentit do mbyllur në thonjëza siç e kërkojnë rregullat e shqipes, pavarësisht se kjo praktikë nuk është ndjekur gjatë këtij projekti.

Përshëndetje e punë të mbarë

Ledja
Peer comments on this reference comment:

agree Anita Gashi
167 days
Something went wrong...
Term search
  • All of ProZ.com
  • Term search
  • Jobs
  • Forums
  • Multiple search