Jan 30, 2012 18:42
12 yrs ago
2 viewers *
English term

market settlement

English to Albanian Marketing Games / Video Games / Gaming / Casino
Ide kam, po nuk gjej ndonjë përdorim të konfirmuar në internet.

Ja fjalia ku e kam hasur (from a "terms & conditions" document):

"On occasion market settlements may be reversed, for example due to incorrect resulting."

Ka ndonjë burim të konfirmuar, ju lutem?

Discussion

Ledja (asker) Jan 31, 2012:
Informacion plotësues Po i shtoj dhe një informacion plotësues pyetjes sime (përmbledhje pak a shumë atyre që kam shkruar në pëgjigjet tuaja)
"Market settlement" është termi në përgjithësi për të gjitha tregjet dhe tregu në këtë rast është bastvënia. Prandaj po has dendur në dokument fraza të tilla si: "bet settlement", "settling a bet", "settling the market" etc. Një përkufizim në këtë kontekst është:
"To settle a bet means to calculate how much a winning bet is worth. People who work in betting shops or for bookmakers in the UK who do this are called 'Settlers'." Siç jam shprehur dhe më parë, duket të jetë një lloj llogaritjeje/përcaktimi i fitimit për t'u paguar, por dhe vendimi nëse rasti quhet i fituar apo jo - p.sh. "In the unlikely occurrence of a free kick being taken on the halfway line, all free kick zone bets will be settled as won."
Ledja (asker) Jan 30, 2012:
Edhe një tjetër nga dokumenti im i përkthimit: "The referee’s decision is final and will be used in all cases to determine the settlement of ‘zone’ markets."
Ledja (asker) Jan 30, 2012:
"market settlement" Nuk më duken të njëjtë, Klemi, sidomos në këtë kontekst.
Po kërkoja për përkufizimin e termit në anglisht dhe kam gjetur këto shpjegime deri tani:

"Market Settlement means the process of calculating charges, due from Participants who are required to make payment, and to be paid to Participants who are due to receive payments, pursuant to the Market Rules"

dhe:

"preliminary market settlement means the IMO’s preliminary
calculation of the payments to be made by or to a market
participant with respect to a given billing period;"

Gjithashtu:

"market settlement is defined as merchandising surplus. In case of no loss and no congestion, merchandising surplus becomes zero"

Siç duket, është një lloj llogaritje përcaktuese.
Klementina Shahini Jan 30, 2012:
Hi Ledja,

Kur kam pyetur dikë disa kohë më parë për dallimin e këtyre termave më është përgjigjur se të dyja pak a shumë kanë të njëjtin kuptim. Market Settlement përdoret për të treguar një marrëveshje përfundimtare kurse market/trade agreement përdoret për një process fillestar. Shumicën e herëve të dyja përdoren për të njëjtën gjë.

Good luck.

Proposed translations

5 mins

Marrëveshje Tregëtare

Declined
Note from asker:
Faleminderit, Klemi, por si jam shprehur më lart, ide si kjo më vinin të parat në mendje, mirëpo nuk si të shprehem me të njëjtin term si për "market settlement", si për "trade agreement", ndaj po kërkoj ndonjë alternativë tjetër - kuptimi dhe përdorimi mund të jenë paksa të ndryshëm gjithashtu.
Something went wrong...
+1
1 hr

rregullimi i tregut

Declined
Po e kërkoj dhe në google si term dhe më del që përdoret.

http://www.google.com/search?q=rregullimi i tregut&ie=utf-8&...
Note from asker:
Kjo përputhet me "market regulation". Është shtruar këtu në proz një herë, me sa duket, kjo pyetje: http://www.proz.com/kudoz/english_to_french/energy_power_generation/1116438-market_settlement.html, dhe përgjigjja ka qenë "Règlement de/du marché". Nuk e di a nxjerr gjë ndryshe nejri nga kjo, se frëngjishtja ime është 0 :).
Peer comment(s):

agree Ahmet Murati : Valdete në bazë të asaj sa di unë frëngjisht është Rregullim i tregut
39 days
Something went wrong...
1 hr

shlyerje/likujdime të tregut

Declined
Ledja, Unë kontrollova fjalorin Encikopedik për Bankën, Biznesin, Bursën dhe Ekonominë të Ilir Hotit. Fjala Settlement jepet si "shlyerje, likujdim". Për termin e kërkuar nuk ka një shpjegim të caktuar por unë do të sugjeroja "shlyerje apo likujdime të tregut". HTH
Note from asker:
Faleminderit, Elvana. Siç jam shprehur në kuadratin e diskutimeve më lart, edhe mua më jep përshtypjen e një llogaritjeje pagesash, por s'po e gjej dot të lidhur me fjalën "treg" gjëkundi. Të shoh si paraqitet më tej në dokument, pasi kam gjetur dhe këtë deri tani: "In the unlikely event of a market being settled incorrectly, xxxx reserves the right to review the settlement. If necessary, the market will be resettled and your account will be updated accordingly." E pra, për një lloj shlyerje bëhet fjalë, padyshim.
Something went wrong...
+1
15 hrs

shlyerje sipas (vlerës së) tregut

Declined
Fjalia mund të përkthehet si vijon:

"Me raste, shlyerjet sipas tregut mund të rikthehen, për shembull për shkak të rezultateve të gabuara."

"market settlement" nuk ka lidhje direkte me Video-lojrat apo kazinotë. Është term që përdoret zakonisht në fushën e investimeve dhe tregon shlyerjen e vlerës së diçkaje sipas vlerës së tregut (përkundrejt shlyerjes me vlerën nominale).


--------------------------------------------------
Note added at 15 hrs (2012-01-31 10:00:32 GMT)
--------------------------------------------------

Llogaritja konsiston pikërisht në diferencën midis vlerës nominale dhe asaj të tregut.
Note from asker:
Faleminderit, Ervis. Me këtë fjalën "shlyerje" po rrekem dhe unë. Për sa i përket lidhjes me lojërat a fatit, termi vjen gjithashtu në formën "bet settlement" - "To settle a bet means to calculate how much a winning bet is worth. People who work in betting shops or for bookmakers in the UK who do this are called 'Settlers'. " ( http://h2g2.com/dna/h2g2/A1148096 ). Pikërisht në këtë kuptim më duhet dhe përkthimi.
Peer comment(s):

agree Ahmet Murati
126 days
Something went wrong...
19 hrs

parametrat tregetare

Declined
Here pas here tregu percakton/parametrizon ne heshtje kushte tregtimi. Keto parametra apo ekuilibra mund te prishen, rivendosen, zhbehe apo ndryshojne ne varesi te ecurise tregtare. Ndaj dhe gjykoj qe "market settlement" te konsiderohet si parametrat tregetar apo parametrat ekonomik te tregut
Something went wrong...
Term search
  • All of ProZ.com
  • Term search
  • Jobs
  • Forums
  • Multiple search