Glossary entry

English term or phrase:

"Fight or flight" reaction

Albanian translation:

reagim ndaj stresit (stresimit) të menjëhershëm

Added to glossary by Vjollca Martinson
May 25, 2007 21:33
16 yrs ago
1 viewer *
English term

"Fight or flight" reaction

English to Albanian Social Sciences Psychology psiko-fiziologji
si perkthehet ne gjuhen shqipe termi "fight or flight"?
Change log

Jun 9, 2007 18:08: Monika Coulson changed "Level" from "Non-PRO" to "PRO"

Jun 10, 2007 23:30: Vjollca Martinson Created KOG entry

Proposed translations

+1
23 hrs
English term (edited): \\\"fight or flight\\\" reaction
Selected

reagim ndaj stresit (stresimit) të menjëhershëm

An immediate response to acute stress

--------------------------------------------------
Note added at 1 day13 mins (2007-05-26 21:47:29 GMT)
--------------------------------------------------

ose, reagim i shpejtë ndaj stresit (stresimit) të menjëhershëm (zakonisht nga frika, kërcënimi, apo ndonjë gjë tjetër e rrezikshme)
Peer comment(s):

agree aneta_xh : Right on!
2 days 17 hrs
agree Eva T
13 days
disagree Gentiana Kasemi : Kështu është shumë e përgjithshme, thjesht një shpjegim.
1221 days
Something went wrong...
4 KudoZ points awarded for this answer. Comment: "Selected automatically based on peer agreement."
4865 days

Luftë ose largim i atëçastëm / lufto ose largohu atëçast

Më ka pëlqyer shumë kjo shprehje anglisht. Por, kam vetëm një rezervë, të cilën e kam shprehur edhe kund tjetër. Ka një arsye përse në disiplina të ndryshme, nuk i mbetemi besnikë zhargonit të thatë (hera-herës shterpë) profesional, ka një arsye përse shprehja del nga kanonet e fjalorit rreptësisht profesional. Mbase, fjalori përkatës nuk ka aftësinë që t’i japë një dukurie “kripën” që duhet të ketë. Edhe është kaq e bukur një shmangie e tillë. Të zhyt në një botë tjetër, mbase dhe përrallash, mbase dhe betejash titanike (Davidi kundër Goliatit). Tani, përfytyro të themi për një betejë të tillë, “reagim i menjëhershëm ndaj stresit”, apo “reagim ndaj stresit të menjëhershëm”. Përveç të tjerash, kjo shprehje nuk të vë në gatishmërinë që duhet të nënkuptojë. Përpiqet shumë ta bëjë këtë, por nuk ia arrin.
Këtë shprehje e kam lexuar të përkthyer në këtë mënyrë edhe në vende të tjera (nuk është hera e parë). Dhe gjithnjë, përpjekja është një rrekje e kotë. S’ta përcjell atë urgjencë. Sidoqofte, studiuesve nuk mund t'ua mohojme një përpjekje në këtë fushë.

Mbase një shprehje tjetër shqip “lufto, ose mbathja” mund të përdorej, por ajo do të ishte vetëm në trajtë foljore, dhe si emër nuk do ta përcillte mirë kuptimin. Sidoqoftë, *të luftosh ose t’ia mbathësh, prapë do të linte një boshllëk, në kuptim. Sipas meje, mund të huazojmë një kontribut të drejtësisë këtu, që mbase jo të gjithë e dinë: fjala – i atëçastëm. Në drejtësi përdoret në lidhje me sulmin dhe rrezikun: “sulm i atëçastëm”, “rrezik i atëçastëm” që janë elemente, përkatësisht, të mbrojtjes së nevojshme dhe nevojës së madhe. Fjalën "i atëçastëm" e kam lexuar rrallëherë, por më ka pëlqyer shumë. Është gjetje!

Pse të mos përfitojmë nga zemërgjerësia e drejtësisë këtu? :)

Në fund, më lejoni të them, që drejtësia dhe psikologjia kanë një lidhje të ngushtë, vende-vende drejtësia abdikon për t’i lënë vendin psikologjisë, ndaj fushat janë të ndërlidhura. Huazimi konkret nuk më ngjan kaq i pavend.

P.s. Do t'i lexoj me kërshëri të gjitha mendimet e shprehura për këtë temë.
Something went wrong...
Term search
  • All of ProZ.com
  • Term search
  • Jobs
  • Forums
  • Multiple search