Glossary entry

English term or phrase:

redemption fee

Albanian translation:

gjoba për shlyerjen (ose tërheqejen) e parakohshme

Oct 21, 2009 15:42
14 yrs ago
1 viewer *
English term

redemption fee

GBK English to Albanian Bus/Financial Investment / Securities
A sales charge or commission paid when an individual sells an investment, such as a mutual fund or an annuity. Intended to discourage withdrawals.
Example sentences:
Unlike a back-end load, which profits the fund company, redemption fees go back into the fund itself and thus do not represent a net cost to shareholders. (MiMi.hu)
In order to process a short-term redemption fee, shares of mutual funds that carry such a fee must be tracked, or aged, beginning at the time of purchase. Then, at the time of sale, shares must be examined to determine if they are subject to a redemption fee. (Variable Annuity Life Insurance Company)
A redemption fee is another type of fee that some funds charge their shareholders when the shareholders redeem their shares. Although a redemption fee is deducted from redemption proceeds just like a deferred sales load, it is not considered to be a sales load. (US Securities and Exchange Commission)
Change log

Oct 21, 2009 15:36: changed "Kudoz queue" from "In queue" to "Public"

Oct 21, 2009 15:42: Enrique Cavalitto changed "Stage" from "Preparation" to "Submission"

Oct 21, 2009 15:42: Enrique Cavalitto changed "Stage" from "Preparation" to "Submission"

Oct 24, 2009 15:58: changed "Stage" from "Submission" to "Selection"

Oct 30, 2009 12:54: changed "Stage" from "Selection" to "Completion"

Discussion

Termi tatim në burim mbi të ardhurat është gabim Tatim në burim mbi të ardhurat është ai që quhet withholding tax, dhe nuk ka të bëjë asgjë me redemtpion fee. Ajo që duhet kuptuar është se redemption fee nuk është taksë, nuk është detyrim tatimor, siç në fakt ju keni shprehur. Tatimi mbi redemption fee ka emra të ndryshëm, pasi varet për cilën të mirë bëhet fjalë, për fond, për të drejtë, për mall, për estate, pra për pasuri të paluajtshme. Redemption është kur firma A i shet firmës B të mira me vlerë 10 milionë USD, duke i paguar 5 milionë tani dhe 5 më vonë. Nëse B falimenton ose nuk mundet, A e ri ble atë pjesë me një çmim që del pasi llogaritjes së interesave, por kjo ka edhe një komision. Tjetër zbatim është kur në një hua hipotekare, pala hua-dhënëse thuhet se ri ble objektin. Përdoret edhe si rimbursim, lëshim fondesh, psh në rastin e Redemtpion of mortgage = release of mortgage. Termi redemtpion charge (ose Back-End Load) është shumë i ngjashëm me redemtpion fee:http://www.investopedia.com/terms/b/back-end-load.asp, por më mirë shpjegohet:http://www.investopedia.com/terms/r/redemptionfee.asp
Keni ngatërruar termmin Komisioni i Likuidimit si ent dhe komisioni i likuidimit si tarifë janë dy gjëra shumë të ndryshme, dhe nuk takohen në asnjë pikë, Klemi. Vetëm kërkimi në google pa pasur përvojë doemos të çon jashtë rruge. Unë nuk google, unë përgjigjem vetëm nëse kam përvojë dhe nëse e di se si përdoret prej ekspertëve të fushës.

Nga ana tjetër, duhet të lexoni të gjithë përgjigjen time për të parë se sa larg jeni ju me arsyetimin tuaj nga ajo që unë shpjegoj.
Klementina Shahini Oct 24, 2009:
Në lidhje me termin "Komisioni i likuidimit" Mendoj se Komisioni i Likuidimit nuk është termi i gjetur. Çka është likuidimi ? Likuidimi është proces përmes të cilit AKP-ja do të trajtojë asetet dhe detyrimet e mbetura pas privatizimit të pjesëve (që kanë më tepër shanse për sukses) të NSH-së. Likuidimi pra është një metodë tjetër e privatizimit mirëpo më pak burokratike se sa privatizimi pasi që AKP-ja mund të shesë asete të vogla sikurse parcelat e vogla të tokës, mbeturinat e metaleve, magazinat ose shitoret pastaj edhe stoqet e ndryshme të një ndërmarrjeje pa pasur nevojë për themelim të kompanisë së re siç është rasti me privatizimin. Bordi i AKP-së emëron Komisionin për Likuidim, mirëpo mund të delegojë ketë fuqi të tij te Drejtori Menaxhues. Secili Komision për Likuidim do të përbëhet prej më së paku tre anëtarëve të stafit të AKP-së dhe do të përfshij përfaqësuesit lokal dhe ndërkombëtarë (të emëruar nga Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar i Bashkësisë Evropiane). Materiali është marrë nga një publikim në Kosovë. Po të kërkoni Komisioni i Likuidimit në google.com

Proposed translations

+1
8 days
Selected

gjoba për shlyerjen (ose tërheqejen) e parakohshme

Definition from own experience or research:
Gjoba për shlyerjen e parakohshme të një huaje (ose tërheqjen e parakohshme të fondeve të investuara) është një shumë parash të cilën detyrohet të paguajë huamarrësi (ose investitori) në rast se shlyen huanë (tërheq fondet e investuara) përpara periudhës së maturimit.<br /><br />Për shkak të shlyrjes së parakohshme të huasë (ose tërheqjes së parakohshme të fondeve të investuara) banka do të humbasë interesin (e llogaritur nga momenti i hyrjes në fuqi të huasë/investimit e deri në momentin e maturimit). Për të kompensuar këto humbje si dhe për të nxitur huamarrësit/investitorët të mos kryejnë shlyrje/tërheqje të parakohshme të paparashikuar (pra, përveç rasteve kur diçka e tillë është parashikuar në kushtet e huamarrjes/investimit), bankat kanë vendosur si &quot;ndëshkim&quot; këtë gjobë.
Example sentences:
*Gjoba për shlyerjen e parakohshme*; 3% e principalit të mbetur (Raiffeisen Bank )
*Shlyerja e parakohshme* e obligacioneve është e mundur vetëm nëse përcaktohet në kushtet e obligacionit, sipas programit të huasë. (Këshilli i Ministrave të RSh)
Peer comment(s):

agree Klementina Shahini
7 hrs
Hi, Klemi! Faleminderit!
agree shkendije
8 hrs
Faleminderit, Shkëndije!Punë të mbarë në proZ!
disagree Fabiana Papastefani-Pezzoni : Albana, redemption fee is not a tax, or a fine/penalty but it is a FEE! The "gjoba për shlyerjen e parakohshme" is something else.
1 day 16 hrs
Something went wrong...
4 KudoZ points awarded for this answer.
+1
2 days 18 hrs

komisioni i likuidimit

Definition from own experience or research:
Redemption fee është komisioni (detyrimi financiar) që paguhet në momentin e proçesit të ripagimit të një detyrimi në një moment të dhënë. <br /><br />I njëjti term, pra komisioni i likuidimit apo komisioni i shlyerjes, përdoret edhe për komisionin/tarifën e riblerjes së mëvonshme nga pala shitëse, të një të mire apo të drejte të shitur më parë palës së barë blerëse e cila për arsye të ndryshme nuk është në gjendje të shlyejë detyrimin e caktuar.
Example sentences:
Komisioni i likuidimit të investimit që pala xxxxxx duhet t'i paguajë palës që tashme ka kaluar edhe afatin e fundit të shlyerjes së detyrimit, përcaktohet nga normativa në fuqi lidhur me shlyerjen e pagesave e borxheve, të huave hipotekare, në kuadrin ligjor të miratuar nga Këshilli i Ministrave mbi Bankën e Shqipërisë, sigurimet, hipotekat, dhe marrëdhëniet financiare. (Banka e Shqipërisë)
Peer comment(s):

agree Juliana Cullafiq
5 days
Falemnderit, Juliana
Something went wrong...
-1
2 days 22 hrs

Tatimi në burim mbi të ardhurat

Definition from own experience or research:
Legjislacioni tatimor shqiptar parashikon mbajtjen në burim të tatimit mbi të ardhurat personale përgjithësisht për të gjitha llojet e të ardhurave. Pra personi që bën pagesën, është i detyruar të llogarisë, mbajë në burim dhe transferojë në buxhetin e shtetit, tatimin mbi të ardhurën personale që lidhet me pagesën e bërë nga ky person për një individ.
Example sentences:
Për të ardhura të realizuara nga burime jashtë Shqipërisë dhe/ose të paguara nga persona të cilët nuk mund të bëjnë mbajtjen e tatimit në burim për llogari të organeve tatimore Shqiptare, përfituesi i të ardhurave është i detyruar të deklarojë dhe të paguajë në organin tatimor përkatës tatimin në masën 10 % të të ardhurave të realizuara. (http://www.albic.net/Shqip/InfoBiznesi/S)
Të gjithë personat rezidentë në Republikën e Shqipërisë, organet e qeverisjes qëndrore e vendore, organizatat jo-fitimprurëse dhe çdo subjekt tjetër, i njohur nga legjislacioni në fuqi, janë të detyruar të mbajnë tatimin në burim në masën 10 për qind nga shuma bruto e pagesave të mëposhtme, që lindin nga një burim në Republikën e Shqipërisë: (http://74.125.113.132/search?q=cache:fTd)
Për qëllime të tatimit në burim mbi të ardhurat personale, merren si të ardhura të tatueshme këto kategori të ardhurash: • të ardhurat që rrjedhin nga fitimi i ortakut apo i aksionerit në shoqërinë tregtare; • të ardhurat nga interesat bankare apo ato të përfituara nga investimi në letrat me vlerë. • të ardhurat nga enfiteoza, huaja dhe qeratë, me përjashtim të rasteve, kur të ardhurat janë realizuar nga zhvillimi i një veprimtarie tregtare, në kuptim të legjislacionit tregtar; • të ardhurat nga kalimi i së drejtës së pronësisë mbi pasuritë e paluajtshme; * të ardhurat e realizuara nga diferenca ndërmjet çmimit të shitjes dhe çmimit të blerjes së kuotave ose aksioneve, që një ortak ose aksioner zotëron dhe ia shet një personi tjetër; * të ardhura të tjera, që nuk identifikohen në format e paraqitura më sipër, të realizuara nga individë rezidentë ose nga persona jorezidentë, por me burim në Republikën e Shqipërisë. (etj.) (http://www.albic.net/Shqip/InfoBiznesi/S)
Peer comment(s):

disagree Fabiana Papastefani-Pezzoni : E keni gabim, redemption nuk është taksë, as tatim por është një tarifë, një komision apo një shumë parash që llogaritet sipas disa kushteve, dhe gjithësesi bëhet fjalë ose për komision të një likuidimmi, shlyerje, për çmim riblerjeje të një të drejte të
53 mins
Something went wrong...
Term search
  • All of ProZ.com
  • Term search
  • Jobs
  • Forums
  • Multiple search