Përdorimi i mbaresës "-im" kundër mbaresës "-acion".
Autor de la hebra: Juliana Cullafiq
Juliana Cullafiq
Juliana Cullafiq
Albania
Local time: 05:05
Miembro
inglés al albanés
+ ...
Mar 15, 2009

Përshëndetje të gjithëve,

Përkthimi i termit "application" në shqip gjithnjë ka qenë një kokëçarje për mua. Kjo përsa i përket fushës së TI-së. Përdorimi i termit shqip "aplikim", është konsideruar shpesh herë si gabim nga redaktorë të ndryshëm të përkthimeve të mia.

Kështu që duke u nisur nga kjo, po ju drejtoj pyetjet në vijim:

- A ekziston një rregull në shqip për përdorimin e fjalëve të huazuara nga gjuha angleze që
... See more
Përshëndetje të gjithëve,

Përkthimi i termit "application" në shqip gjithnjë ka qenë një kokëçarje për mua. Kjo përsa i përket fushës së TI-së. Përdorimi i termit shqip "aplikim", është konsideruar shpesh herë si gabim nga redaktorë të ndryshëm të përkthimeve të mia.

Kështu që duke u nisur nga kjo, po ju drejtoj pyetjet në vijim:

- A ekziston një rregull në shqip për përdorimin e fjalëve të huazuara nga gjuha angleze që përfundojnë me "-tion"?
- Cili term është më i përshtatshëm "aplikim" apo "aplikacion"?
- Mund të konsiderohet gabim përdorimi i njërit apo tjetrit term?

Faleminderit paraprakisht për përgjigjet tuaja.

Me respekt,
Juliana
Collapse


 
Fabiana Papastefani-Pezzoni
Fabiana Papastefani-Pezzoni  Identity Verified
Albania
Local time: 05:05
Miembro 2003
inglés al albanés
+ ...
Përkthimni i fjalës aplication Mar 15, 2009

Përshëndetje Juliana,

Kur ju thoni TI e keni fjalën për Teknologjinë Informatike, besoj, apo jo? Nëse unë ju kuptova drejtë, atëherë aplication në fushën e teknologjisë & inxhinierisë nuk përkthehet aplikim.

Kjo ama nuk do të thotë që aplikim apo aplikacion nuk përdoret. Në fusha jo teknike, duke filluar nga ajo procedurale, aplikim për diçka, të mbushësh një formular për të aplikuar për diçka tashmë është rregullisht futur në gjuhën
... See more
Përshëndetje Juliana,

Kur ju thoni TI e keni fjalën për Teknologjinë Informatike, besoj, apo jo? Nëse unë ju kuptova drejtë, atëherë aplication në fushën e teknologjisë & inxhinierisë nuk përkthehet aplikim.

Kjo ama nuk do të thotë që aplikim apo aplikacion nuk përdoret. Në fusha jo teknike, duke filluar nga ajo procedurale, aplikim për diçka, të mbushësh një formular për të aplikuar për diçka tashmë është rregullisht futur në gjuhën shqipe, edhe pse unë do ta përktheja "kërkesë". Si "aplikacion" më vjen në mendje vetëm modeli i qëndisjes, me aplikacion (që mua më pëlqen shumë ). Pra varet vetëm nga kuptimi ku gjendet kjo fjalë.

Nëse do të kthehemi tek ana gjuhësore, tek rregulli, unë këtë nuk e gjeta por do rrëmoj pak më shumë. Meqenëse fjalë formimi për emrat që rrjedhin nga foljet, të llojit: përpunim, zbatim, kërkim, shpim, etj, kthen foljen në emër me anë të "im", kjo logjikë është përdorur edhe për fjalët e huazuara.

Në Shqipëri ama thuhet edhe "implementim" edhe pse unë e quaj gabim dhe nuk e përkthej kurrë kështu.

Këtë e them që të bëhet dallimi aty ku fare mirë gjendet një fjalë shqipe që rri aty, qyqare, e pa përdorur në vend të fjalës së huaj, por nga ana tjetër, ka raste kur është e kotë të bësh shqipërime të panevojshme. Tingëllojnë me keq se vetë fjala e huaj.

Më vjen keq që hë për hë, Juliana, nuk gjeta gjë zyrtare të shkruar, por do kërkoj.

Përshëndetje, Fabiana
Collapse


 
Juliana Cullafiq
Juliana Cullafiq
Albania
Local time: 05:05
Miembro
inglés al albanés
+ ...
PERSONA QUE INICIÓ LA HEBRA
Për sqarim... Mar 15, 2009

Fabiana Papastefani-Pezzoni wrote:

Kur ju thoni TI e keni fjalën për Teknologjinë Informatike, besoj, apo jo? Nëse unë ju kuptova drejtë, atëherë aplication në fushën e teknologjisë & inxhinierisë nuk përkthehet aplikim.

Po Fabiana ke të drejtë (shpresoj të mos kesh kundërshtim që t'i flasim njëra-tjetrës në njëjës), bëhet fjalë për Teknologjinë informatike. P.sh. si në togfjalëshin "Internet Applications".

Meqenëse thua që në këtë rast nuk përkthehet "aplikim", atëherë të supozoj që përkthehet "aplikacion", apo jo?

Përshëndetje,
Juliana


 
Fabiana Papastefani-Pezzoni
Fabiana Papastefani-Pezzoni  Identity Verified
Albania
Local time: 05:05
Miembro 2003
inglés al albanés
+ ...
Falemnderit, Juliana Mar 15, 2009

Falemnderit, Juliana, me kënaqësi bisedojmë në njëjës.

Të të them të drejtën, në projektet e robotikës, mekanikës, inxhinierisë së ndërtimit unë nuk e përkthej as aplikim dhe as aplikacion. Kuptohet, çdo gjë shihet në kontekstin e vet, por në rastet klasike kur thuhet..psh: This is aplied in all the joints, by using ....." ose
... See more
Falemnderit, Juliana, me kënaqësi bisedojmë në njëjës.

Të të them të drejtën, në projektet e robotikës, mekanikës, inxhinierisë së ndërtimit unë nuk e përkthej as aplikim dhe as aplikacion. Kuptohet, çdo gjë shihet në kontekstin e vet, por në rastet klasike kur thuhet..psh: This is aplied in all the joints, by using ....." ose "This aplication is an added value for this machinery".., pra unë këtu parapëlqej përdorimin e zbatim, përdorim, etj.

Edhe në fushën teknike, ama, ka pjesë abstrakte, ka pjesë ku shtjellohet ideja e projektit, apo flitet për punë përgatitore ku konteksti është më pak praktik, ndaj edhe them që çdo gjë duhet parë sipas kontekstit.

Përshëndetje, Fabiana
Collapse


 
Juliana Cullafiq
Juliana Cullafiq
Albania
Local time: 05:05
Miembro
inglés al albanés
+ ...
PERSONA QUE INICIÓ LA HEBRA
Voice applications - Aplikime zanore Mar 29, 2009

E dashur Fabiana,

Bëra një kërkim në termat e Proz.com dhe vura re se për termin "Voice applications" një nga kolegët kishte sugjeruar përkthimin "aplikime zanore" dhe se ky përkthim ishte pranuar nga pyetësi.

Kjo gjë pak a shumë konfirmon se përdorimi i fjalës "aplikim" në këtë kontekst nuk është gabim. Përderisa nuk kam gjetur akoma rregulla specifike për këtë çështje, më duhet të mjaftohem me kaq...
See more
E dashur Fabiana,

Bëra një kërkim në termat e Proz.com dhe vura re se për termin "Voice applications" një nga kolegët kishte sugjeruar përkthimin "aplikime zanore" dhe se ky përkthim ishte pranuar nga pyetësi.

Kjo gjë pak a shumë konfirmon se përdorimi i fjalës "aplikim" në këtë kontekst nuk është gabim. Përderisa nuk kam gjetur akoma rregulla specifike për këtë çështje, më duhet të mjaftohem me kaq.

Të falenderoj dhe një herë për gatishmërinë tënde për të më ndihmuar.

Gjithë të mirat,
Juliana
Collapse


 
Daniela Zhusti
Daniela Zhusti
Albania
Local time: 05:05
Miembro 2009
inglés al albanés
+ ...
Programe Jul 29, 2009

Juliana,
shoh qe tema eshte relativisht e vjeter (disa muajshe), megjithate duke qene se e lexova, po jam edhe une mendimin tim lidhur me perkthimin e termit "application".

Krahas perkthimeve te tjera qe kane te bejne me zbatimin, aplikimin (per nje vend pune), ne rastin e IT une do ta perktheja "programe". Kjo bazuar edhe ne njerin nga shpjegimet qe jep fjalori Ectaco per termin application:

computer software: a computer program or piece of software designed to p
... See more
Juliana,
shoh qe tema eshte relativisht e vjeter (disa muajshe), megjithate duke qene se e lexova, po jam edhe une mendimin tim lidhur me perkthimin e termit "application".

Krahas perkthimeve te tjera qe kane te bejne me zbatimin, aplikimin (per nje vend pune), ne rastin e IT une do ta perktheja "programe". Kjo bazuar edhe ne njerin nga shpjegimet qe jep fjalori Ectaco per termin application:

computer software: a computer program or piece of software designed to perform a specific task
Microsoft® Encarta® 2009. © 1993-2008 Microsoft Corporation. All rights reserved.

Sigurisht qe ne perkthimin e cdo termi, konteksti eshte thelbesor. Shpresoj te kem dhene nje kontribut sado te vogel, edhe pse me vonese, ne pergjigjen e pyetjes tende

Perkthim te mbare,
Daniela
Collapse


 


Este foro no tiene moderador específicamente asignado.
Para denunciar violaciones a las reglas del sitio u obtener ayuda, póngase en contacto con el personal del sitio »


Përdorimi i mbaresës "-im" kundër mbaresës "-acion".






Trados Business Manager Lite
Create customer quotes and invoices from within Trados Studio

Trados Business Manager Lite helps to simplify and speed up some of the daily tasks, such as invoicing and reporting, associated with running your freelance translation business.

More info »
CafeTran Espresso
You've never met a CAT tool this clever!

Translate faster & easier, using a sophisticated CAT tool built by a translator / developer. Accept jobs from clients who use Trados, MemoQ, Wordfast & major CAT tools. Download and start using CafeTran Espresso -- for free

Buy now! »